
Lewandowski mbërrin në ceremoninë e ndarjes së ‘Topit të Artë’
29 nëntor 2021
| 20:32
Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski tashmë ka arritur në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë” që po mbahet në Paris të Francës.
Lewandowski bashkë me Messin janë dy kandidatët kryesorë për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2021.
Nën shoqërinë e bashkëshortes, tani sulmuesi polak ka arritur në gala mbrëmjen e sotme. Nëse do të fitonte sonte, atëherë ky do të ishte Topi i parë i Artë për Lewandowskin.
📣 WHAT AN ARRIVAL! 📣
Robert Lewandowski is here! #ballondor pic.twitter.com/bnr2nqUOEu
— Ballon d'Or (@ballondor) November 29, 2021
📸📸📸 #ballondor pic.twitter.com/Ad9VbQ4k4Y
— Ballon d'Or (@ballondor) November 29, 2021