Lewandowski: Me Mullerin përkrah e kam më të lehtë
Robert Lewandowski po konfirmohet edhe në këtë sezon si një nga golashënuesit më të fortë në panoramën e futbollit evropian.
Polaku, i cili ka shënuar edhe në ndeshjen e fundit të Bundesligas, ka zbuluar për “Bild” një sekret të vogël: marrëdhënien e mirë që ka në fushën e lojës me Thomas Mullerin. “E kam më të lehtë me Thomasin në krahun tim. Më ndihmon shumë; kompletohemi shumë mirë në fushë. Thomas bën disa lëvizje drejt topit ose drejt portës që më lejojnë mua të lëviz më mirë. Ai lëviz shumë dhe kjo më ndihmon. Kur luan Thomasi kemi gjithmonë një lojtar më shumë në zonën e rreptësisë dhe për këtë arsye unë kam më shumë hapësira”, ka thënë Lewandowski.
“Shpesh kam dy ose tre kundërshtarë që më mbulojnë, por kur është Mulleri duhet të mendojnë edhe për atë. Shpresoj dhe besoj se do të luajmë bashkë më shpesh”, ka shtuar sulmuesi polak.