Lewandowski: Ndaj Shqipërisë ishte ndeshje për turp
11 shtator 2023
| 11:25
Kapiteni i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski ka thënë se humbja nga Shqipëria është një turp i madh. Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 2-0 dhe tash janë të parët në grup.
Ylli i Barcelonës nuk arriti në asnjë moment ta rrezikoj portën shqiptare, pasi Gjimshiti dhe Ismajli u përkujdesën në mënyrë të jashtëzakonshme për të. .
“Ditët e fundit iu kushtuan kryesisht kombëtares, pasi në shtator luajtëm dy ndeshje të eliminatoreve të ‘Euro 2024’. E para, edhe pse pas një loje të dobët, përfundoi me fitoren 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja tjetër është një turp i plotë me Shqipërinë, pasi humbëm 2-0”, ka thënë Lewandowski.