Lewandowski: Ndjehem sikur kam qenë këtu për muaj të tërë

24 korrik 2022 | 15:28

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në “El Clasicon” e cila është zhvilluar në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Katalonasit kanë triumfuar minimalisht 0:1 ndaj “Los Blancos”, në ndeshjen është luajtur në orën pesë të mëngjesit me kohën tonë lokale.

Goli i fitores ka ardhur në minutën e 27-të kur Raphinha ka shënuar një super gol nga distanca.

Pas ndeshjes, Robert Lewandowski, që ka debutuar me Barcelonën ka thënë se ndihet shumë i lumtur dhe i duket sikur ka qenë me ekipin me muaj të tërë

“Edhe pse ishte miqësore, klasikja është klasike dhe është gjithmonë e ndryshme dhe e veçantë, dhe ne jemi shumë të kënaqur me cilësinë dhe intensitetin që kemi treguar. Ne presim me padurim ndeshjen e radhës, stërvitjen e radhës, sepse mendojmë se diçka e mirë nuk ka ardhur ende. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij ekipi. Nuk më duket sikur kam qenë me ekipin për ditë të tëra, më duket sikur kam qenë me ekipin për muaj të tërë. Ndihem shumë i mbështetur nga shokët e skuadrës dhe stafi”, ishin fjalët e sulmuesit polak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmbytjet e shpejta në provincën jugore Fars të Iranit kanë…