![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/lewandowski.jpg)
Lewandowski nuk e përjashton mundësin e largimit nga Bayerni
31 maj 2021
| 14:29
Sulmuesi i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Bayern Munchenu.
Ai ka thënë se ndihet mirë te gjiganti gjerman, por e pranon se një ditë mund të transferohet në një vend tjetër.
“Momentalisht ndihem mirë në Bayern, pasi është një klub i shkëlqyeshëm. Por gjithmonë jam kureshtar të mësoj një gjuhë të re dhe një kulturë të re. Nuk e di nëse do të jetë në futboll apo pas karrierës sime”, ka thënë Lewandowski.