Lewandowski, pasi theu rekordin e Mullerit: Shënova në momentin kur nuk e prisja
Robert Lewandowski në ndeshjen e fundit të Bundesliga hyri në histori.
Polaku arriti kuotën e 41 golave dhe theu rekordin 49-vjeçar të Gerd Muller si lojtari që ka shënuar më shumë gola brenda një edicioni në historinë e Bundesligas.
“Nuk kam fjalë për këtë rekord. U përpoqa gjatë gjithë ndeshjes të shënoj, provova gjithçka dhe ia arrita në minutën e 90. Jam shumë i lumtur. Pashë që Sane po gjuante, kështu që shkova të shoh nga portieri. Sigurisht, doja të shënoja më parë, por e dija se në një moment rrjeta do vinte. Falënderoj shokët e mi të skuadrës që u përpoqën në çdo mënyrë për të më bërë të shënoja. Nuk isha i zemëruar, thjesht isha zhgënjyer sepse nuk mund të shënoja. Kur pyesja veten përse nuk po shënoja, atëherë erdhi goli. Ky rekord është edhe i shokëve të mi, i falënderoj ata”, ka thënë Lewandowski.
¡Otro récord!
Robert Lewandowski del @FCBayernES bate el récord de más goles en una mista temporada en la Bundesliga de Gerd Müller con sus 4⃣1⃣ tantos. 👏👏#UCL pic.twitter.com/o7HbYPwBhY
— Liga de Campeones (@LigadeCampeones) May 22, 2021