Lewandowski: Sakrificat e mia u shpërblyen, synoj suksese të tjera

18 dhjetor 2020 | 14:22

I lumtur për një çmim unik, por më se i merituar. Robert Lewandowski u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, duke mposhtur konkurrencën e dy futbollistëve ikonë të shekullit të 21-të,  Messin dhe Ronaldon.

Bomberi polak i cili fitoi gjithçka me Bayernin gjatë këtij viti kalendarik, madje duke shënuar edhe një “thes” me gola, u shfaq shumë i lumtur në intervistën para mediave për fitimin e Çmimit FIFA “The Best Player” teksa theksoi se tashmë fokusi i tij shkon tek objektivat e radhës.

“Fitimi i këtij çmimi është diçka fantastike, një vlerësim që shpërblen sakrificat e mia. Do të thotë, i kam arritur objektivat. Nuk e mbaj mendjen te titujt e fituar. Ata kurrë nuk mjaftojnë. Që prej kur kam filluar të luaj futboll mendoj gjithmonë për t’u përmirësuar si lojtar dhe fokusohem tek objektivi i radhës”, ka deklaruar Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Nebihu shpall të pavlefshme deftesen e shkollës fillore "…