Lewandowski: Sërish e synojmë Ligën e Kampionëve

24 shkurt 2021 | 12:29

Sulmuesi Bayern Munchen, Robert Lewandowski ka thënë se skundra gjermane synon edhe sivjet të triumfojnë në garën e Ligës së Kampionëve.

32-vjeçari arriti në kuotën e 72 golave, në ndeshjen që Bayerni e fitoi në Itali kundër Laizos (1-4).

“Jemi kampionët në fuqi, mjafton kjo për ta menduar se jemi skuadra që duhet mundur. Kemi bërë një punë të mirë deri tani dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu deri në fund. Fitorja në ndeshjen e parë me Lazion na jep më shumë besim dhe siguri në rrugën tonë. Nuk do të jetë e lehtë, ashtu siç nuk ishte në sezonin e kaluar por ia dolëm duke luajtur të bashkuar dhe për një qëllim. Këtë sezon kemi një skuadër më të fortë dhe më të pjekur. Pse jo, të mos provojmë sërish për të qenë të parët. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe më pas të shohim se sa larg do të shkojmë”, ka thënë Lewandowski.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni…