
Lewandowski shpallet sulmuesi më i mirë
29 nëntor 2021
| 21:11
Robert Lewandowski, mes kandidatëve kryesorë për “Topin e Artë”, është vlerësuar me një çmim të ri që jep “France Football”.
Polaku i Bayern Munich ka marrë çmimin “Sulmuesi më i mirë” dhe i emocionuar ka dalë në skenë dhe ka falënderuar familjen e tij për mbështetjen.
64 gola të shënuar nga Lewandowski me klubin dhe kombëtaren nuk mund ta linin sulmuesin pa vlerësim dhe kështu ndodhi.