Lewandowski: Shqipëria ishte e organizuar mirë në mbrojtje

28 mars 2023 | 11:20

Roberto Lewandowski, nuk arriti të linte gjurmë në përballjen ndaj Shqipërisë, të cilën Polonia e fitoi me rezultat 1-0.

Kapiteni i polakëve vlerëson lojën e Shqipërisë, ndërsa pranon se ky do të jetë një grup i vështirë.

“Shqipëria ishte e organizuar mirë në mbrojtje, na la pak hapësira. Sigurisht kishim kontrollin e lojës, por duhet ta kishim vrarë ndeshjen. Kemi shumë punë përpara dhe besoj se trajneri e di shumë mirë këtë. Kjo sfidë tregoi edhe një herë se ky është një grup i vështirë, këto sfida që në letër duhet t’i fitosh do të jenë përcaktuese për këtë grup”, ka thënë Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe…