Lewandowski synon Ligën e Kampionëve dhe ‘Topin e Artë’

17 qershor 2020 | 12:11

Robert Lewandowski është duke zhvilluar një nga sezonet më të mira me skuadrën e Bayern Munchen.

Polaku është pranë shpalljes si golashënuesi më i mirë në Bundesligë. 31 gola në 32 javë për sulmuesin “bavarez”, ëndrra e të cilit është të fitojë Ligwn e Kampionwve me gjermanët dhe “Topin e Artë”. Ndaj Werder Bremenit polaku shënoi golin e vetëm të takimit duke i dhënë Bayernit titullin e 8-të radhazi.

“Ishte një ndeshje speciale për mua. Jemi kampionë të Gjermanisë dhe për këtë jam shumë i lumtur. Është e vështirë të luash pa tifozë, aq më shumë të festosh pa ta. Në ndeshjet e fundit motivimi nuk na mungoi, edhe pse ishte e vështirë me stadiumet bosh. Goli? Jam shumë i lumtur, ishte një veprim i bukur i Boatengut, i cili më nxori zbuluar. Por tani shumë pak rëndësi ka se kush shënon. Le të festojmë dhe më pas të mendojmë për ndeshjet e tjera”, ka thënë sulmuesi polak.

“Në vitin që shkoi, isha pjesë e ceremonisë së ‘Topit të Artë’, ishte një ndjesi e mirë të isha midis më të mirëve. Të shohim, unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën time për të shënuar sa më shumë dhe fituar trofe. Por të gjithë e dimë që të fitosh një trofe të tillë, duhet të kesh një koleksion të madh kupash. Nuk është se jam duke menduar shumë për ‘Topin e Artë’, por në jetë mendoj se gjithçka është e mundur nëse nuk dorëzohesh kurrë”, ka shtuar Lewandowski.

Më pas numri 9 i kampionëve të Gjermanisë foli edhe për ndeshjen e luajtur në Londër ndaj Chelseat, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin e thellë 3-0. “Ishte një ndeshje e pabesueshme! Por kemi për të luajtur edhe një ndeshje të dytë. Nuk duhet të mendojmë që gjithçka ka përfunduar. Në atë takim arrita të shënoja dhe të shërbeja për shokët e skuadrës, kjo ka më shumë rëndësi për mua. Në karrierën time kam bërë disa ndeshje të mëdha. Më kujtohen katër golat ndaj Realit të Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Po ashtu edhe 5 golat në 9 minuta në Bundesligë kur luanim ndaj Wolfsburgut”, ka shtuar Lewandowski.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takim…