Lewandowski zbulon se a do të largohet nga Bayerni

28 dhjetor 2021 | 10:56

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski ka bërë me dije se është i lumtur në skuadrën gjermane dhe se nuk po mendon të largohet.

“Në jetën time futbollistike, kam bërë gjithmonë atë që kam zgjedhur. Mund të luajë edhe për shumë vite, nuk kam menduar për të ardhmen e pas disa viteve. Ndoshta mund ta bëj, por për momentin gjërat po shkojnë mirë, jam i përqendruar në sezonin aktual si dhe për ndeshjet e ardhshme. Çdo vit ka zëra, për mua nuk ka asgjë të re. Jam i përqendruar në fushë dhe në stërvitje. Është e vështirë që të dëgjosh kaq shumë zëra, por e rëndësishme është që të jesh i lumtur aty ku je”, ka thënë Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enis Hasani shpall te pavlefshme leternjoftimin e leshuar nga Republika…