Lewandowski: Zemra më thotë se nuk është koha të tërhiqem
03 qershor 2024
| 13:35
Nga grumbullimi i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski ka siguruar se për momentin nuk po e shqyrton idenë për t’u tërhequr.
“Duhet të ndjej diçka për të marrë një vendim të tillë. Zemra ime duhet të më thotë se është koha. Unë po ndihem shumë mirë”, ka thënë Lewandowski. Kështu, tifozët e sulmuesit dhe ata të Polonisë në përgjithësi, do shijojnë edhe për disa vite magjinë e tij. 35-vjeçari është paraqitur në 148 ndeshje për Poloninë dhe ka shënuar 82 gola.