Li Keqiang rizgjidhet kryeministër i Kinës
18 mars 2018
| 09:57
Parlamenti i Kinës ka zgjedhur Li Keqiang edhe për një mandat pesëvjeçar si kryeministër i vendit.
Gjatë votimit, Li ka fituar 2,964 vota dhe vetëm dy ligjvënës kanë votuar kundër.
Li, 62-vjeçar për nga pozita politike është numri dy në shtet, pas presidentit Xi Jinping, i cili po ashtu është rizgjedhur nga parlamenti.