Libanezët votojnë në zgjedhjet e para në pothuajse një dekadë
Libanezët janë duke votuar në zgjedhjet e para legjislative, që prej vitit 2009. Mbi 3.6 milionë banorë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.
Rreth 600 persona po kandidojnë që të fitojnë postin e deputetit në parlamentin prej 128 ulësesh.
Analistët po vëzhgojnë nga afër performancën e partisë së kryeministrit Saad al-Harir, Lëvizja për të Ardhmen dhe lëvizjen Hezbollah që mbështetet nga Irani.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve pritet të shpallen më 7 maj.
Zgjedhjet po mbahen nën masa të larta të sigurisë dhe po vëzhgohen nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evopian.
Presidenti libanez, Michel Aoun gjatë një adresimi televiziv bëri thirrje për unitet kombëtar.
Libani ka strehuar rreth 1.5 milion sirianë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile shtatëvjeçare. (Rel)