LIBËR QË AFIRMON VEPRIMTARINË LIRIDASHËSE
Nga : Isak A H M E T I
I.Në vend të hyrjes
Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua të shkruaj për librin):FJALIME , Epoka e Re , Prishtinë ,2018 ,fq .379 ,të autorit të njohur Ismet Sylejmani.Ky libër, të cilin autori ma ka dhuruar me dedikim të veçantë(për çka i jam shumë mirënjohës dhe falënderues),përmban me dhjetëra e dhjetëra fjalime brilante ,homazhe , motivuese dhe frymëzuese për brezat e rinj, të autorit , kushtuar figurave më të ndritura të kombit që kanë kontribuar për çështjen kombëtare që nga koha e Motit të Madh, nga heroi ynë legjedar,komandanti i lavdishëm i ushtrisë së Arbërit ,Gjergj Kastriotit -Skënderbeut e deri në ditët e sotne , kur bijtë e bijat e Kosovës trime shkruan faqe të lavdishme të historisë duke rënë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë , thotë me të drejtë autori i librit në fjalë , ismet Sylejmani (fq.31-36).
Është me shumë rëndësi të theksohet , me këtë rast se ,autori i këtij libri të cilin po ju paraqesim , në fjalimet e tij që janë përfshirë këtu, në çdo fjalim të tij ai ka ditur, me shumë mjeshtri , t’i lidhë figurat historike me ngjarjet e kohës dhe jo rastësisht , përmes tyre , ai ka ndriçuar shumë.bukur edhe veprimtaritë e tyre liridashëse.
II.Pak biografi për autorin
—————————————-
Ismet Sylejmani është nga fshati Cernicë, Komuna e Gjilanit , i lindur më 20.07.1964.Pas shkollës së mesme ,ai do të studiojë.Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Universitetin e Prishtinës.Në vitin 1986,siç shkruan në biografinë e tij , Ismeti është.anëtarësuar në Levizjen Popullore për Republikën e Kosovës(LPRK).Në vitin 1991, në Konferencën e Dytë të Jashtëzakonshme, është zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues të OMLK-LPRK-së.
Së bashku me heronjtë e kombit ,Xhavit Hazirin ,Ahmet Haxhiun , Arif Seferin dhe përfaqësuesin e degës jashtë vendit , Xhavit Halitin , në vitin1991 ka qenë anëtar i delegacionit të LPRK-së në Shqipëri , në të cilin ështl vendosur që grupe të të rinjve të Kosovës të ushtronin në Shqipëri për ta filluar luftën dhe çliruar Kosovën nga Serbia pushtuese.
Gjatë luftës Ismet Sylejmani ka qenë anëtar i Shtabit , shef për Informim Publik dhe zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së.Ka qenë zëdhënëa i Zonës 6 në TMK , kryetar i Klubit Politik”Afrim Zhitia”. Ka shkruar dhe botuar qindra artkuj te “Zëri i Kosovës” ,te”Vatra”,te”Epoka e re ‘ dhe në shumë gazeta të tjera kryesisht për çështje kombëtare.
III.FJALIME ,
——————-
Libër që afirmon veprimrarinë liridashëse
Libri të cilin po e marrim në shyrtim është me vlera shumështresore dhe si i tillë që është lexohet me një frymë dhe dëshmon për autorin që ka kulturë shkrimi dhe një bagazh solid kulturor të rrjedhave politike dhe historike-kulturore në rrafshin kombëtar.
Gjatë leximit të këtij libri kuptojmë se ai ka një kulturë shkrimi, të veçantë , dhe se ai, në librin FJALIME , nuk flet në emër të vet por si përfaqësues i ZOK-ut , LPRK-së , TMK-së e Klubit Politik”Afrim Zhitia”.Ai , siç e ka vërejtur edhe Bejtullah Tahiri , një veprimtar i dalluar , kemi të bëjmë me një personalitet të ilegales , të UÇK-së me një figurë kulturore dhe politike të rrugës kombëtare, të rrugës së lirisë ashtu siç ishin edhe dëshmorët e lirisë(vep.e cit.fq.375-376).
Duke i lexuar me kujdes dhe përkushtim fjalimet e tij , kuptojmë se kush ishte Gjergj Kastrioti-Skënderbeu , Ramiz Cernica , Jusufi ,Kadriu ,Bardhoshi ,Rexhrp Mala,Nuhi Berisha e shumë të tjerë, që në një mënyrë ose tjetër , kush më pak e kush më shumë, kanë kontribuar për çështjën kombëtare dhe veçmas për lirinë e Kosovës .Në kontekst me këtë ,jo rarësisht ,ai do theksojë në mënyrë të veçantë se ,citoj:”Historia e lashtë dhe luftërat e popullit tonë patriot për liri , për pavarësi , për bashkim , për bukë , për dituri , për tokë , për mbrojtjen e grave , të nderit , të zakoneve e të traditave të mira , të gjuhës , të fushave , të pyjeve , të kështjellave”mbaron citati,fq.32),ka rrezatuar në pjekurinë dhe formimin e gjithanshëm të personalitetit të deshmorëve.Në mënyrë të veçantë dhe të drejtpërdrejtë, në formimin , pjekurinë dhe kalitjen e parakohsme të personalitetit prej luftëtari të pakompromis e konsekuent të Jusufit , të Kadriut , të Bardhoshit , të Rexhepit dhe të Nuhiut , ka ndikuar pozita prej të robëruari dhe luftërat e përpjekjet e vazhdueshme të popullit të Kosovës martire dhe të viseve të banuara shqiptare nën Jugosllavinë e vjetër e të re(fq.32).
Ky libër , thellësisht politik dhe kombërar , i shkruar me shumë pedanteri nga autori , Ismet Sylejmani , sjell një të vërtetë historike tejet motivuese dhe frymëzuese. Prandaj shi për këtë lexohet me një frymë. Jo rastësisht autori këtu , në këtë libër , iu ka referuar shumë herë figurës madhore dhe legjendsre të Ramiz Cernicës , i cili ka folur shkurt e prerë ,citoj :”Me Serbinë jo , me Shqypninë,po”(fq.374).
Ky është edhe thelbi i këtij libri,thekson Berdri Islami , publicist ,(shkodran nga Drenica ,ish kryetar i Levizjes Popullorr të Kosovës në vitet e luftës(fq.374).
IV.Krejt në fund
————————-
Krejt në fund le të theksojmë se autori i këtij libri , Ismet Sylejmani,si njohës i rrjedhave politike dhe historike ,si i afërm i Ramiz Cernicës do marrë rrugën e tij :Me Serbinë kurrë , me Shqipërinë që tani(fq.374).