
Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Danke Deutschland!
30 prill 2019
| 15:04
Kryeministri Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Berlin ku mori pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor ka marrë përkrahjen e Gjermanisë sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.
Postimi i plotë i tij në llogarinë e vet në “Facebook”:
Danke Deutschland!
Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.
Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës.
RH