Liberalizimi i vizave në janar 2024, reagon Pacolli

22 nëntor 2022 | 12:42

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pas raportimeve se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024.

Në një postim në “Facebook”, Pacolli këtë vendim e ka quajtur turp dhe e ka parë si mosrespekt për qytetarët e Kosovës.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën vetëm në janar 2024 është e tepërt! Pa asnjë respekt për qytetarët kosovarë, në mes të Evropës, qytetarë që vazhdojnë të mbahen të mbyllur, pa asnjë arsye. Gjithë kjo shtyrje e pritje për qejfin e dikujt që Kosovën as nuk e ka njohur si shtet të pavarur. Sinqerisht turp! Tani mos të flasim për vlera demokratike. Qytetarët e Kosovës do të presin edhe një vit por çka do të ndryshon, çka do të jetë ndryshe pas një viti?”, ka shkruar Pacolli.

Lidhur me këtë çështje, Pacolli e ka përfshirë edhe Shqipërinë.

“Mendoj që nga fillimi është dashtë që Shqipëria të lëshon masovikisht pasaporta edhe për qytetarët tonë, atë që e ka bërë Rumania për Moldavinë”, ka shkruar Pacolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite e ka nisur mirë pjesën e dytë në…