Liberalizimi i vizave për Kosovën diskutohet sot në Bruksel

22 nëntor 2022 | 11:25

Sot (e martë) në Bruksel mblidhet sërish grupi punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian ku në rend dite kanë diskutimin për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Në takim do të flitet për tekstin e rishikuar të Presidencës së Çekisë për çështjen e vizave të Kosovës.

“Propozimi për një rregullore të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit që ndryshon Rregulloren (KE) nr. 539/2001 që liston vendet e treta, shtetasit e të cilëve duhet të kenë viza kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe ata shtetas të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë – (Kosova) Teksti i rishikuar i presidencës”, është thënë në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të BE-së.

Kjo është hera e tretë që ky grup punues diskuton për vizat e Kosovës. Në takimet e mbajtura nuk ka  pasur qëndrim të unifikuar të shteteve, përveç se është përmendur ndërlidhja e procesit të vizave me sistemin “ETIAS”.

Ndërsa pas takimit të dytë të grupit punues është raportuar se dy shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, Spanja dhe Sllovakia, mund të jenë dy shtetet që kanë dhënë vërejtje e kanë kërkuar sqarime për liberalizimin e vizave për Kosovën në të ashtuquajturën procedurë të rregullt, duke e ndërprerë këtë procedurë dhe duke penguar që propozimi të marrë dritën e gjelbër.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga rivalitetet më të forta që ka hasur kinemaja…