Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: Qëndrimi i BE-së është i pakuptimtë

24 gusht 2022 | 15:10

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) të liberalizojë vizat për Kosovën.

Nga Austria, i pranishëm në forumin European Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”, Rama eka cilësuar qëndrimin e BE-së daj Kosovës të pakuptimtë.

“Ç’është ky zgjim kur ke BE-në realitetin e vetëm gjeografik në harta. Për të hyrë në vendet e Ballkanit, duhet të hysh në BE. Ky realitet gjeografik nuk trajtohet në mënyrën e duhur. Më pak se 2 milionë njerëz mbahen peng në zemër të Evropës. Kur vjen fjala për të mbështetur suksesin e dialogut, askush nuk mendon, jepuni njerëzve të drejtën të lëvizin por le të ketë më shumë dialog konstruktiv”,ka thënë Rama.

Në fjalën e tij, Rama është shprehur skeptik lidhur me politikat e Bashkimit Evropian, që sipas tij nuk duket se po ndryshon.

“Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndjeheshim mirë. Por po të hynim në detaje do të kuptojmë se ajo çfarë shohim në panoramë të përgjithshme është reagues, që është një mënyrë e mirë për të reaguar. Por nuk është një veprim proaktiv për të ndryshuar disa gjëra që ekzistojnë dhe thërrasin për drejtësi”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Nga viti 2001 e këndej kanë ardhur dhe…