Librashitësit shkojnë në zyrën e kryetarit të Prishtinës
04 tetor 2018
| 11:02
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim librashitësit e sheshit të Prishtinës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se komuna do të gjejë mënyra për t’i përkrahur librashitësit.
“Pas ftesës mbrëmë, Florimi dhe librashitësit e tjerë ishin sot në zyre. Edhe pse qiraja e ulët, pagesa e kësaj shume ishte tema kryesore. Me rëndësi askush nuk e largon askënd e ne do të gjejmë mënyra të vazhdojmë përkrahjen e librit”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/