Librat e Antigona Behramit, sërish më të shiturit në Shqipëri dhe Kosovë

30 prill 2023 | 10:17

Për gjashtë vjet i ka shkruar dhe botuar gjashtë libra. I ka promovuar secilin prej tyre në Kosovë dhe në Shqipëri në ambiente me hapësirë të madhe. Botuesi i ka propozuar institucione publike për promovim, autorja i ka zgjedhur ato private, duke i dhënë këtë arsyetim: “Në promovimet e librave të mi marrin pjesë më shumë se pesëqind veta. Nuk dua asnjë prej tyre, për katër-pesë orë, të qëndrojë në këmbë. Unë atyre u flas për stabilitet, për qetësi, për motivim, për sukses. Që ta kuptojnë më mirë ligjëratën time, atyre u duhet rehatia”, ka thënë Antigona Behrami, autore e gjashtë librave best seller, të cilat, po në këtë javë, për disa muaj rresht, sërish në Shqipëri, në tri librari, edhe në Kosovë, janë shpallur librat më të shitur.

Një javë më parë, në sallën e konferencave në “Swiss Diamod”, ajo mbajti një ligjëratë për fuqinë e mendimit dhe të veprimit. Për ta dëgjuar ligjëratën e saj, për të marrë pjesë në seminarin e saj, kishin ardhur njerëz nga vende të ndryshme të botës, zonja dhe zotërinj, njerëz të suksesit dhe të suksesshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nita dhe Qetsori folën në studio për eksperiencën e tyre…