Libri

11 gusht 2022 | 23:22

Daut Dauti

Në tërë Evropën, deri me funksionalizimin e shtypshkronjës (1444), kishte vetëm disa mijëra libra. Aq sa mund të ketë sot një bibliotekë e pasur private.

Kah fundi i shek XV, 50 vite pas zbulimit të shtypshkronjës , në Evropë numri i librave ka arritur në 9 milionë ekzemplarë.

Sot, vetëm në Britani të Madhe botohen miliona ekzemplarë të librave brenda një viti. Gjatë pandemisë në Britani vetëm gjatë një dite kanë dalur 600 tituj të rinj dhe është shtuar botimi për 24%. Botuesit britanikë kanë shpresë se shtimi i botimeve dhe lexuesve të librit do të vazhdojë.

Britania i eksporton 59% të librave të botuara dhe është eksportuesi më i rëndësishëm në botë. Më së shumti eksporton në Evropë. Industria britanike e librit viteve të fundit i është afruar shifrës 10 miliardë funta në vit . Një autor i zakonshëm merr 10 500 funta në vit nga shitja e librit apo librave të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani ka arritur të kualifikohet në play-offin e Conference Leagues,…