Libri i Avni Deharit bën bashkë Vetëvendosjen
Në kuadër të nismës së Vitit të Skënderbeut, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, forumi i krijuesve të artit të Prishtinës, ka promovuar triologjinë e Avni Deharit “Gjergjat në drita përkrenaresh”, përkatësisht romanet “Dragoi”, “Udhëkryqi” dhe “Flakadanët e lirisë”.
Në këtë promovim kanë marrë pjesë edhe deputetët e aktivistët e Vetëvendosjes.
Problemet e brendshme që janë shfaqur së fundmi në këtë parti nuk i ndaluan Albin Kurtin, Dardan Molliqajn, Fisnik Ismailin, Xhelal Sveçlën, Glauk Konjufcën e të tjerë që të bashkohen në promovimin e librit të Avni Deharit, babait të aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.
Autori i librit, Dehari ka thënë që këtë trilogji ua kushton djemve të tij, Arbnor dhe Astrit Dehari të cilët sipas tij vdiqën në rrethana të errëta. KK