Libri biografik për Hashim Thaçin, nesër i bën bashkë shqiptarët e rajonit

14 shkurt 2024 | 13:53

Nesër (e enjte) në Prishtinë do të promovohet libri “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

“Ky promovim po organizohet në shenjë të 16-vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik. Kosova ka hyrë në vitin e katërt prej kur presidenti Thaçi, figura kryesore e pavarësisë, po mbahet padrejtësisht në Hagë, të cilit nuk i është mundësuar madje as arresti shtëpiak, as atij dhe as bashkëluftëtarëve të tij”.

“Pavarësisht, zhvillimeve të këtij procesi gjyqësor në Hagë, historia moderne e Kosovës, historia politike Hashim Thaçit, nuk mund të errësohet dhe të rishkruhet nga askush dhe as nga qarqe që nuk ia duan të mirën Kosovës”, ka thënë ”, ka thënë Ismail Syla, ish-këshilltar i Thaçit.

Ky libër i gazetarëve të njohur britanikë, në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”. Përkthimi i librit është bërë nga ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Arta Dade.

Syla ka treguar se të ftuar në këtë promovim në këtë promovim janë figura të rëndësishme nga vendi dhe rajoni, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Promovimi do të bëhet në orën 17:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë dhe ai organizohet nga Shtëpia Botuese “Fan Noli” në bashkëpunim me Fondacionin “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas pyetjes së…