Libri i Uran Krasniqit më la mbresë

25 korrik 2022 | 09:07

Milazim Krasniqi

Libri me poezi “Lule mes ndërtimesh të egra” i Uran Krasniqit është nga librat e paktë me poezi, të autorëve të rinj, që në dy-tre vjetët e fundit më ka lënë mbresë konkrete. I shkruar brenda një konceptimi estetik modernist, me mjete gjuhësore të kursyera, me figuracion që deshifrohet lehtë, me një frymë pikëllimi latent e humanitet eksplicit, ky libër është dëshmi e talentit të Uranit si poet. Në fillim të leximit e pata pak si të vështirë të lirohesha nga klisheja se po e lexoja librin e ish-studentit  tim. Por, kur i rashë në fund, e pata të qartë edhe atë tension emocional, i cili e shenjonte gjatë kohës së studimeve. E kuptova se ai e vendoste stekën lart, jo për të na bezdisur ne, po për ta sfiduar veten. Ashtu janë poetët e talentuar. Natyrisht, disa përfytyrime poetike, që e kanë burimin tek agresiviteti ideologjik modernist, veçmas lidhur me Zotin, janë të gabueshme. Uroj që në të ardhmen autori të tregohet më modest e më korrekt në atë aspekt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e Ujësjellësit “KRU Prishtina” ka njoftuar se bizneset e…