Libri më i mirë i botuar kundër gjenocidit serb “Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit
14 dhjetor 2023
| 07:08
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës ka shpallur librin më të mirë kundër gjenocidit serb, “ESKADRONËT E VDEKJES” të autorit BARDHYL MAHMUTI, botuar kohëve të fundit.
Libri është botuar e përkthyer në disa gjuhë të botës dhe po vazhdon të përkthehet edhe më tej, duke zgjuar interesim të jashtëzakonshëm me temën dhe mënyrën e trajtimit e të paraqitjes së eskadronëve barbarë serbë, të cilët bënë gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve në Kosovë në periudha të ndryshme të historisë, sidomos gjatë Luftës së fundit të UÇK-së.
Në Ditën e Gjenocidit në janar, LSHK-ja do t’i dorëzojë mirënjohjen autorit.