Liburn Aliu e ndërron temën e Veriut, e bën një tabelë me milionat e Qeverisë për rrugë
06 nëntor 2022
| 19:41
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka prezantuar projektet që do të realizohen në vitin 2023, pasi thotë se janë pjesë e projektbuxhetit.
Por tebala e Aliut vjen në një kohë ku temë kryesore është gjendja e tensionuar në Veriun e Kosovës.
Një situatë që ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.
Pesë projektet që i ka prezantuar Aliu do të kushtojnë 69 milionë euro në total.