Liburn Aliu e përqesh Frashër Krasniqin, ky i fundit paralajmëron publikim të videove tjera
Po vazhdon debate vizuel në mes të zyrtarëve të Vetëvendosjes dhe PSD-së.
Pas publikimit të një video të vitit 2016 nga Frashër Krasniqi, deputet i PSD-së në të cilën dëgjohet Albin Kurti duke folur për një koalicion të mundshëm me PDK-në, reagoi deputeti i VV-së Liburn Aliu
Aliu nëpërmjet një fotografie të Johny Deep në rolin e tij në filmin ‘Edward Scissorhands’, akuzoi Krasniqin për montazh të videos.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Krasniqit, i cili sërish ka kërcënuar me publikimin e ‘videove të mbledhjeve’.
“Liburn Aliu, mirë që s’keni ma argumente e po merreni me karikatura :). Këtu ju prita. A ki me thënë najsen për videon? Silluni e pshtilluni, si Albini në atë video. Qitni fall, si Albini sot ma herët. Vajtoni si Isa Mustafa. Ne po ecim përpara. P.S. Nëse doni, i hapim krejt videot e mbledhjeve, ama mos thuni “naluni” masnej’, shkruan Krasniqi në “Facebook”.