Liburn Aliu fton krahun e Molliqajt që të kthehen në LV

20 shkurt 2018 | 22:27

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili është rreshtuar me grupin e liderit Albin Kurti, ka folur lidhur situatën aktuale në këtë subjekt politik, pas dorëheqjeve të disa anëtarëve të kryesisë, deputetëve dhe aktivistëve të lëvizjes.

Aliu, në misionin “Debat D” në RTV Dukagjini, tha se i ka kërkuar Dardan Molliqajt që t’i rishqyrtojnë dorëheqjet dhe të kthehen në pozitat që kishin në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gjithherë kemi qenë të gatshëm të afrojmë afër vetës shumë njerëz të cilët nuk janë pajtuar përpara dhe ju kemi bërë thirrje që të afrohen dhe të veprojmë bashkë. E njëjta vlen edhe për ata që dhanë dorëheqjen dhe bënë kritikën, të cilën ne e kemi marrë shumë seriozisht. Dhe konsiderojmë që ia kanë fut kot, sepse nuk është kjo arsyeja e vërtetë. Duhet të kthehen, sepse çdo kritikë që kanë bërë ata është e ndryshueshme. Për të gjitha ndryshimet, që ata kanë folë, është e mundshme të bëhen”, ka deklaruar Aliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Francës dhe kryeadministratori i parë i…