![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/aliu-1.jpg)
Liburn Aliu: Liri për komandant ‘Calin’
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pas dënimit se ish-komandantit të UÇK-së, Sali Mustafa me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Aliu e ka vlerësuar të pamerituar këtë vendim të Gjykatës Speciale, duke kërkuar liri për “Calin”.
“Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – ‘Cali’, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb. Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vjet dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë. Lavdi luftës së pastër të UÇK-së. Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant ‘Calin’!”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.