Liburn Aliu: “Lugina e Diellit” në veri është e jashtëligjshme

16 korrik 2021 | 13:31

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se ndërtimi i “Luginës së Diellit” në veri të Mitrovicës është i jashtëligjshëm.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se ndërtimi në atë zonë nuk ka leje ndërtimore.

“Raporte për gjendjen në veri në mënyrë zyrtare nuk ka. Ajo çka ndodh, me aq sa kemi informacion i bie që as me plane urbane të Serbisë nuk është. Zhvillimi në Luginën e Diellit konsiderohet si ndërtim pa leje sa i përket institucioneve të Kosovës, por nuk ka informacion se ekziston çfarëdo lloj leje ndërtimore ose plani hapësinor që është ndërtu për ndërtimin e saj. Mund të themi që në tërësi është një veprim i jashtëligjshëm me kundërshtim me cilindo ligj dhe është i financuar nga Serbia”, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Mirëpo për veprimet konkrete të qeverisë për ta parandaluar atë, Aliu tha se ato duhet të jenë politike dhe do të diskutohen në Kuvend.

“Cilat do të jenë veprimet politike për vendosjen e rendit mbetet çështje politike që do të diskutohen në Kuvend”, tha ai.

Këto komente, Aliu i bëri pas pyetjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në takim…