Liburn Aliu për përgjimet e publikuara: Dolën qesharake, ne pritëm a thua çka do të jetë kjo

03 qershor 2022 | 22:45

Në emisionin Pressing në T7, i ftuar ishte ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu i ka quajtur qesharake përgjimet e publikuara në të cilat pretendohet se ai është i përfshirë në korrupsion.

“U krijua një fluskë  e madhe se qysh ka me dalë tash ministri në përgjim duke marrë pare ose duke i dhënë pare dikujt, ndonjë këshilltari të tij. Unë i njoh këshilltarët e mi”, ka thënë Aliu për të shtuar: “Bëhej fjalë për Florent Ramqaj që është këshilltar për financa me presionin që duhet të dorëhiqej ose ta shkarkosh atë….pastaj kur e dëgjuam atë incizimin e famshëm i cili kërkonte orë të tëra interpretim, për me u dukë më serioz, doli një situatë qesharake”, ka pohuar ministri.

“Nuk doli asnjë lidhje me Florent Ramcaj”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin Pressing në T7, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor…