
Liburn Aliu shkon në Beograd për marrëveshjen e hekurudhave
13 shtator 2021
| 12:09
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke qëndruar për vizitë në Beograd.
Në kryeqytetin e Serbisë, Aliu ka nënshkruar bashkë me ministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor marrëveshje që kanë të bëjnë me lidhjen e rajonit përmes hekurudhave.
Në këtë ngjarje kanë folur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar paraprakisht për vizitën e ministrit Aliu në Beograd. Kjo është ndër vizitat e rralla të një zyrtari kosovar në kryeqytetin serb. /KK/