Liburn Aliu viziton Hysni Gucatin, uron të lirohen sa më shpejt dhe bashkëluftëtarët e tjerë
24 tetor 2023
| 21:26
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu e ka vizituar ish-luftëtarin e UÇK-së i liruar të martën e 17 tetorit, Hysni Gucati.
Ministri Aliu ka bashkëbiseduar për shumë gjëra me Gucati.
Në mesin e diskutimeve ishte dhe lirimi i ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.
“Në odë tek luftëtari i lirisë Hysni Gucati, të cilit i uruam mirëseardhje dhe bashkëbiseduam shumë gjëra, mes tjerash për lirimin sa më të shpejt të çlirimtarëve tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar ministri i Infrastrukturës.