Liburn Aliu viziton Nasim Haradinajn: Tek luftëtari i lirisë, të cilit i uruam mirëseardhje në shtëpinë e tij
23 dhjetor 2023
| 23:19
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i ka shkuar për vizitë ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt pas lirimit nga Gjykata Speciale.
Aliu tha se i kanë uruar Haradinajt mirëseardhje në shtëpinë e tij. “Tek luftëtari i lirisë Nasim Haradinaj, të cilit i uruam mirëseardhje në shtëpinë e tij”, ka shkruar ai në një postim në “Faceboook”.
Haradinaj u lirua nga Gjykata Speciale më 14 dhjetor.
Lirimi i tij është bërë me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.