
Liburni e nis sot aventurën në Ligën e Kampionëve
09 tetor 2019
| 15:08
Kampioni i Kosovës në futsall, Liburni e fillon sot aventurën në Ligën e Kampionëve.
Klubi gjakovar është nisur drejt Minskut të Bjellorusisë, ku do të mbahet ky kompeticion.
Sot prej orës 16:00, Liburni e zhvillon ndeshjen ndaj ekipit francez, Toulon, ku synon të nisë këtë kompeticion me fitore, që do të ishte shumë e rëndësishme për kalimin e grupit. Dy kundërshtarët tjerë të Liburnit në Grupin 7 janë Stolitsa Minks dhe Hovocubo.