Liburni fiton çmimet kryesore në Gjakovë
Në ambientet e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë është mbajtur ceremonia e sportistit te vitit 2018 e cila si organizohet nën patronatin e Kuvendit Komunal.
Edhe këtë vit fjalën kryesore e kishte FC Liburni ku morri çmimet kryesore duke vazhduar me suksese te njëpasnjëshme. Liburni edhe ketë vit që po e lëmë pas ishte klubi me i mirë në Komunën e Gjakovës, ku është shpallur nënkamipon i Kosovës, dhe tani shpallet kampion vjeshtor.
Liburni beson se do te jetë zëri kryesor edhe në vitin 2019.
Liburni shpallet klubi më i mirë i vitit 2018 në Komunën e Gjakovës. Trajneri më i mirë i vitit 2018 në Komunën e Gjakovës shpallet trajneri i Liburnit, Luan Kozniku. Nder 10 sportistët (laureatët) e vitit 2018 në Komunën e Gjakovës konkretisht i dyti shpallet lojtari kryesor i Liburnit Ramadan Alaj.