
Liburni fiton titullin në futsall
06 qershor 2019
| 22:14
Liburni është fituesi i titullit kampion në futsallin kosovar për edicionin 2018/19.
Skuadra gjakovare ka triumfuar edhe në finalen e dytë në kryeqytet, duke mundur Prishtinën në sfidën e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, me rezultat 3-6.
Koha e rregullt përfundoi 3-3, kurse në vazhdime skuadra kuqezi shënoi tre gola dhe fiton titullin, pasi me herë e fitoi edhe Kupën.
/Epoka e re/