Liburni kualifikohet në finale

10 shkurt 2019 | 14:20

Në Palestrën Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë në një atmosferë fantastike, Liburni ka kaluar edhe gjysmëfinalen duke deklasuar FC Prishtinën me rezultat 8-3 (pjesa e parë 6-0).

Liburni zhvilloi një lojë mahnitëse, duke përfshirë edhe eurogola. Kombinimet e lojtarëve ishin të përkryera dhe vlen të ceket se në lojë u inkuadruan të gjithë lojtarët, një mundësi kjo shumë e mirë për trajnerin Luan Kozniku. Ndihmë e madhe për Liburnin ishte po ashtu salla e mbushur nga tifozë fantastikë të cilët nuk reshtën së përkrahuri.

Golat që e siguruan finalen u shënuan nga Ramadan Alaj (tregolesh), Arbër Dobroshi (tregolesh) dhe nga një gol e shtuan Mentor Mejzini dhe Halim Selmanaj. Në finalen e 17 shkurtit, Liburni pret fituesin e ndeshjes gjysmëfinale mes Prishtinës 01 dhe Vitisë.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Mavraj pati një episod në takimin e humbur 4-0…