Liburni – Liqeni, finalja e Kupës në futsall

12 mars 2021 | 11:51

Liburni nga Gjakova dhe Liqeni nga Drenasi janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës në futsall.

Liburni qysh në ndeshjen e parë e kishte zgjidhur çështjen e kualifikimit, pasi e kishte mposhtur BB Llapin në Podujevë, me rezultat 7:2, prandaj në ndeshjen e kthimit luajti me komoditet, duke shënuar fitore me rezultat 3:1.

Ndërkohë, shumë më interesante ishte përballja në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Liqenit, ku skuadra nga Drenasi arriti ta përmbysë epërsinë e prishtinasve nga ndeshja e parë (4:5), duke fituar me rezultat 4:2. Ndeshja finale e kësaj gare do të zhvillohet në muajin prill në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se një shqiptar mund ta fitojë Eurovisionin këtë vit.…