Liburni merr përkrahjen e kryetarit Gjini
07 nëntor 2018
| 17:55
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini e ka pritur në një takim kryesinë e klubit të futsallit, Liburni nga Gjakova.
Sipas njoftimit të klubit gjakovar, në këtë takim është biseduar për probleme te shumta me të cilat po ballafaqohet klubi i Liburnit.
“Kryetari premtoj që tash e tutje klubet që kanë suksese në arenën vendore dhe ndërkombëtare do ta kenë përkrahjen maksimale”, thuhet në njoftimin e Liburnit, synim i të cilit është triumfi në garën për titull të kampionit në elitën e futsallit të Kosovës.
/Epoka e re/