LIBURNI SHËNON FITOREN E RADHËS

17 nëntor 2018 | 08:10

Në një atmosferë impozante ekipi gjakovar “Liburni” ka mposhtur F.C “Prishtina” me rrezultat të thellë 6:3.

Në palestrën sportive “Shani Nushi”, Liburni ka shënuar fitoren e gjashtë rresht, duke mposhtur Prishtinën me rezultat 6-3.

Në një atmosferë mahnitëse, siç vetëm tifozët gjakovarë dinë ta krijojnë, Liburni dominoi parketin me lojë të shkëlqyer dhe taktikore.

Në këtë ndeshje dyshja e trajnerëve Kozniku – Kasapi patën rastin të provojnë dhe të inkuadrojnë në lojë të gjithë lojtarët edhe pse ishte një lojë derbi, por galaktikët e Liburnit nuk zhgënjyen. Inkuadrimi i të gjithë lojtarëve është taktikë e Liburnit që nga ndeshja e parë e këtij sezoni të ri.

Golat për Liburnin i shënuan: Alaj (2 gola), Selmanaj (2 gola) si dhe Alibegu e Gashi.

Liburni kryeson rënditjen tabelare të Superligës së Kosovës me 18 pikë të grumbulluara nga 6 fitore me golaverazh 36 – 13 me plus 26 gol dallim.

Loja e Liburnit tani më po shihet që është shumë premtuese, dhe rruga drejt tiullit është shumë e sigurtë.

JAVËN TJETËR, LIBURNI PUSHON PASI ISHTE E PARAPARË NDESHJA KUNDËR F.C.FENIKSIT TË CILËT TANI MË NUK JANË PJESË E SUPERLIGËS.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peter Bayer, një anëtar i CDU në Bundestag, në një…