Licenca e katërt për Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës

02 dhjetor 2022 | 16:31

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar licencën e radhës për një federatë të sportit, sipas udhëzimit administrativ për licencimin e federatave.

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të MKRS-së, ministri Çeku i dorëzoi zyrtarisht licencën kryetarit të Federatës së Sportit Shkollor, Adrian Telakut, për ushtrimin e veprimtarisë së tyre sportive të vlefshme deri në fund të vitit 2024.

Ministri Çeku bashkë më zëvendësministren, Daulina Osmani dhe kryetarin, Adrian Telakun, diskutuan edhe për rritjen dhe zhvillimin e aktiviteteve në këtë federatë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe ofrimit të kushteve më të mira për zhvillimin e sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…