Licencohen edhe 18 laboratorë privatë për kryerjen e testeve për Covid
20 gusht 2020
| 11:22
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka licencuar edhe 18 laboratorë privatë për kryerjen e testeve për COVID-19.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për medie nga MSh-ja, ku edhe janë bërë të ditur se cilët laboratorë kanë marrë dritën e gjelbër për kryerjen e testeve.
Të njëjtit, janë licencuar vetëm për kryerjen e testeve serologjike, dhe jo PCR.
Kjo është lista e gjashtë me laboratorë privatë që licencohen nga Ministria e Shëndetësisë.
Të gjithë këta laboratorë do të jenë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për dallaveret dhe kurdisjet e mundshme në çmime.