Licencohen edhe dy laboratorë privatë për testimet për Covid-19

14 shtator 2020 | 11:31

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe dy laboratorë privatë të cilat do të ofrojnë testime për Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se laboratori “Mikrobioanaliza”, i cili është licencuar në Prishtinë do të ofrojë teste me metodën RT-PCR, kurse laboratori “Vedi” në Podujevë do të ofrojë teste serologjike.

Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, gjashtë muaj më parë (13 mars) e deri më 13 shtator, janë regjistruar 14 637 raste me Covid-19. Raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2 606.

Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të vdekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 596, kurse numri i të shëruarve ka shkuar 11 435.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njëherit anëtare e  Kryesisë së…