Licencohen edhe pesë laboratorë tjerë për testime rreth Covid-19
03 shtator 2020
| 11:14
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten se ka licencuar edhe pesë laboratorë tjerë për kryerje të testeve për Covid-19.
Prej tyre, dy do të mund të kryejnë teste virologjike, përmes së cilave një person kupton nëse është i infektuar me Covid-19 në kohën kur testohet.
Tre laboratorë tjerë do të kryejnë teste serologjike, përmes së cilave kuptohet nëse një person ka pasur në të kaluarën këtë virus.
Deri më tani në Kosovë janë licencuar edhe 118 laboratorë tjerë, derisa vetëm një prej tyre ka kryer teste virologjike.
(F.D / Epoka e re)