Licencohen edhe tetë laboratorë privatë për testime për Covid-19
13 gusht 2020
| 11:28
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë licencuar edhe tetë laboratorë privatë për kryerje të testeve serologjike për Sars-COV2.
Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private i MSH-së ka miratuar gjithsej kërkesën e 46 institucioneve private për testime për koronavirusin e ri.
Në listën e parë ishin 29 laboratorë të licencuar, prej tyre 27 për testime serologjike e dy për testime PCR. Dje janë licencuar edhe nëntë tjerë për testime serologjike. Ndërsa sot janë licencuar tetë.
Nga tetë laboratorët e licencuar nga dy janë në Prishtinë e Ferizaj, ndërsa nga një në Vushtrri, Mitrovicë, Lipjan e Deçan.