Licencohen Federata e Mundjes dhe e Triathlonit

14 dhjetor 2022 | 15:04

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka nënshkruar licencat e radhës për federatat sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave sportive.

MKRS-ja ka njoftuar se pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Mundjes, Naim Muja dhe kryetarit të Federatës së Triathlonit, Vedat Tërmkolli. MKRS-ja i ka uruar dy federatat dhe iu ka uruar suksese në veprimtarinë e tyre.

Ndërsa deri tani janë licencuar Federata e Pingpongut, Federata e Xhudos, Federata e Hendbollit, Federata e Sportit Shkollor, Federata e Mundjes, Federata e Triatlonit dhe ajo e Volejbollit ka marrë rekomandimin pozitiv.

“Gjithsej 20 federata të tjera janë aktualisht në proces të licencimit.  Përmes këtij procesi po e konsolidojmë integritetin sportiv dhe po i fuqizojmë standardet e qeverisjes së mirë brenda organizatave të sportit”, ka thënë ministri Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka pritur të mërkurën në takim Bordin…