Licencohet kompania e parë që merret me turizmin ardhës në Kosovë
Kompania Balkan Natural Adventure, është certifikuar me ISO 9001 certifikatë e menaxhimit, duke e bërë këtë kompani të parën që ka këtë licencë dhe punon ekskluzivisht me turizëm ardhës në Kosovë.
Certifikimi është bërë nga kompania kosovare MAAC me ndihmën e një donacioni nga Bashkimi Evropian që ju ka ndarë Balkan Natural Adventure në kuadër të një thirrjeje të Komisionitn Evropian për bizneset kosovare.
Certifikimi me ISO, dëshmon përkushtimin e kompanisë për menaxhment të mirë dhe dhënie të shërbimeve të mira për klientët. Ne kuadër të aktiviteteve të fundit të kompanisë, Balkna Natural Adventure ka filluar të paguajë sigurimin shëndetësorë për të gjithë stafin që është i punësuar me orarë të plotë në kompani.
Balkan Natural Adventure është tur operatorë kosovarë që punon ekskluzivisht me turizëm ardhës nga vendet e ndryshme te botës.